Ish-presidenti egjiptian Mubarak vdes në moshën 91-vjeçare

2020-02-27 11:14:48 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Mubaraku ka qenë president për 30 vjet para se një kryengritje popullore në tërë Egjipt në vitin 2011 ta rrëzonte nga pushteti.

Ai u shpall fajtor për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve gjatë revolucionit, por vendimi u ndryshua dhe ai u lirua në mars të vitit 2017.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh të mërkurën se pala kineze shpreh ngushëllim të thellë për vdekjen e ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak dhe e vlerëson lart kontributin e tij për zhvillimin e marrëdhënieve kino-egjiptiane. Kina do të bëjë përpjekje të përbashkëta me Egjiptin për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të gjithanshme strategjike dypalëshe.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore