Në kohën e vështirë, ndihmëdhënie është ndihmëmarrje

2020-02-27 10:08:18 CRI Komenti juaj Printoni

"Për një favor të vogël, do të paguajmë një favor të madh", kjo është tradita e kombit kinez. Zëdhënësi i MPJ-së kineze Zhao Lijian në një konferencë për shtyë të zhvilluar më 25 shkurt, ka shprehur falënderime për ndihmat nga komuniteti ndërkombëtar, duke shprehur vendosmërinë e Kinës për ruajtjen e sigurisë publike të botës.

Pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit të ri, liderët e mbi 170 vendeve dhe përgjegjësit e më shumë se 40 organizatave ndërkombëtare kanë shprehur mbështetje për Kinën. Dhe shumë prej tyre kanë dhuruar fonde ose materiale ndihmuese, duke shprehur inkurajime për Kinën. Ndër to, janë përfshirë vendet e zhvilluara, si edhe vendet në zhvillim.

Kombi kinez është një komb që kupton kthimin e favorit. Për ndihmat dhe mbështetjet nga komuniteti ndërkombëtar, Kina jo vetëm do të mbajë mend, por edhe do të kthejë favor.

Pas përpjekjeve të shumta, Kina ka patur arritje në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë. Më 25 shkurt, numri i rasteve të reja të infektimit në krahinat përveç Hubei ishte 5 dhe është mbajtur nën 10 për 2 ditë më radhë. Kjo ka vërtetuar konkluzionin e ekipit të përbashkët ekspertësh OBSH-Kinë: Masat e Kinës kanë evituar rastet e shumta dhe Kina ka krijuar linjën e parë mbrojtëse, duke fituar kohën e çmuar për tërë botën.

Kina ka eksperiencë në luftim kundër epidemisë, si dhe vullnetin dhe përgjegjësinë për shëndetësinë publike botërore. Prandaj, Kina është e gatshme të mbajë lidhje të ngushtë me vendet e tjera, si Japoni dhe Koreja e Jugut, të shpërndajë informacionet dhe përvojat, për të parandaluar përhapjen e epidemisë.

Ndërkohë, Kina do të ofrojë mbështetje për vendet me sistem të dobët shëndetësor, me synim që të ndihmojë ato të shtojnë aftësinë parandaluese dhe të ruajë sigurinë publike shëndetësore të rajonit dhe të botës.

Deri tani, ambasada e Kinës në Iran dhe ndërmarrjet kineze kanë dhuruar 250 mijë maska për Iranin. Kina ka dhuruar falas Japonisë lëndë diagnostikuese për koronavirusin. Për vendet afrikane, Kina ka ndërmarrë veprime të shumta për të dhënë ndihma.

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u shpreh në bisedë telefonike me kryeministrin e Etiopisë Abiy Ahmed Ali se Kina është gati që të ofrojë më shumë materiale shëndetësore, si lëndë diagnostikuese për vendet afrikane.

Krahas këtyre, përvojat e Kinës kundër epidemisë janë shfrytëzuar nga vendet e tjera. P.sh, qeveria italiane kanë shpallur që të merren masat e mbylljes në qytetet, ku shpërthehet epidemia. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore