Futbollisti i "Totenhemit" akuzohet për videon mbi koronavirusin

2020-02-27 10:39:23 CRI Komenti juaj Printoni

Mesfushori i "Totenhemit", Dele Alli, është akuzuar nga Shoqata Angleze e Futbollit për sjellje të gabuar, për shkelje të rregullave në lidhje me një postim në mediat sociale mbi koronavirusin.

Në fillim të këtij muaji, mesfushori postoi një video në "Snapchat"-in e tij, ku dukej se tallej një burrë aziatik dhe bënte shaka lidhur me epideminë.

Edhe pse 23-vjeçari kërkoi falje, Shoqata Angleze e Futbollit tani ka vendosur ta akuzojë atë për sjellje të gabuar.

Sipas Shoqatës, Alli ka kohë deri më 5 mars për të dhënë një përgjigje.

Mrekulli
Lajmet Kryesore