Kinë, numri i maskave të prodhuara arrin mbi 1 milion në ditë

2020-02-27 09:35:41 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Kombëtar për Zhvillimin dhe Reformën i Kinës shpalli të mërkurën se, më 24 shkurt, kapaciteti i prodhimit të maskave N95 në Kinë arriti në 1.07 milionë në ditë, 4.7 herë më shumë se më 1 shkurt.

Ditët e fundit, Komisioni ka marrë masa të fuqishme për të nxitur rifillimin e prodhimit dhe garantuar furnizimin e maskave.

Me mobilizimin e të gjitha krahinave të vendit, janë bërë përpjekje për të garantuar kërkesat e zonave kryesore të epidemisë në provincën Hubei. Nga 1 deri më 25 shkurt, janë dërguar nga e gjithë Kina 3.04 milionë maska N95. Bashkë me prodhimin në vetë provincën Hubei, personelit mjekësor në frontin e parë i është garantuar furnizimi me maska.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore