OBSH: Më shumë raste të reja me koronavirus jashtë Kinës sesa brenda

2020-02-27 21:21:58 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se për herë të parë numri i rasteve të reja COVID-19 të raportuara çdo ditë jashtë Kinës tejkaluan ato brenda vendit, duke shënuar një zhvendosje në shpërthimin që u ka marrë jetën më shumë se 2700 njerëzve dhe ka infektuar mbi 80 mijë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara konfirmuan të mërkurën një rast me koronavirus në Kaliforni për një person i cili raportohet se nuk kishte ndonjë histori përkatëse të udhëtimit ose kontakt të ngushtë me pacientë të konfirmuar COVID-19, sipas Qendrave për Kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Ekspozimi i pacientit ndaj koronavirusit nuk dihet ende për momentin.

Ndërkohë, koronavirusi po përhapet në Lindjen e Mesme, Europë dhe pjesë të tjera të botës, pasi Brazili konfirmoi rastin e parë në Amerikën Latine. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore