2020-02-27 21:16:31 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të enjten, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime në Pekin me homologun e tij mongol Khaltmaa Battulga që ndodhet për vizitë në Kinë.
Gjatë bisedimeve, Xi Jinping u shpreh se tani qeveria e populli kinez po bëjnë të gjitha përpjekjet për të përballuar gjendjen epidemike të koronavirusit të tipit të ri, kjo betejë ka marrë përkrahjen e ndihmën e çmuar të qeverisë e të popullit mongol. Vizita e presidentit Battulga në Kinë në këtë moment ka pasqyruar ndjenjat e thellë të palës mongole ndaj popullit kinez.
Nga ana e tij, Battulga tha se populli mongol është një fqinj i mirë i popullit kinez. Në këtë moment të veçantë, populli mongol është i gatshëm të luftojë së bashku me popullin kinez kundër epidemisë.
Në emër të popullit të tij, presidenti Battulga i dhuroi palës kineze 30 mijë dhi. (Fani)