Kina forcon përkrahjen ndaj sektorëve të ndryshëm

2020-02-27 19:31:49 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas konferencës së shtypit organizuar të mërkurën nga Këshilli i Shtetit i Kinës, qeveria ka forcuar përkrahjen ndaj sektorëve ushqimor, kulturor, turistik etj. Njëkohësisht punët përgatitore të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit po shkojnë sipas planit.

Duke folur për problemin e rifillimit të punës në sektorin ushqimor që pëson ndikimin e madh negativ të gjendjes epidemike të koronavirusit të tipit të ri, drejtori i drejtorisë së tregtisë së shërbimit të Ministrisë së Tregtisë të Kinës Xian Guoyi u shpreh se në krahinat me rreziqe të ulëta mund të rifillojë puna në mënyrë të gjithanshme, në krahinat me rreziqet e mesme lejohet rifillimi i punës, por duhet të pakësohet grumbullimi i njerëzve, kurse në krahinat me rreziqet e larta duhet të forcohet kontrolli duke rifilluar punën hap pas hapi. Ai tha:

"Ministria e Tregtisë ka forcuar pajisjet me sende mbrojtëse dhe lehtësimin e kufizimeve ndaj transportit të mallrave dhe ka publikuar rregullat për mjedisin, shërbimet, pajisjet etj."

Me ndikimin e gjendjes epidemike, shumë kompani turistike janë futur në gjendjen të vështirë. Lidhur me këtë, Ministria e Kulturës vendosi t'u kthejë agjencive turistike depozitë të shërbimit dhe vëllimi i përgjithshëm do të arrijë në 8 miliardë juanë.

Zv-drejtori i drejtorisë ekonomike të Administratës Shtetërore të Sporteve të Kinës Peng Weiyong u shpreh në konferencë shtypi se tani punët përgatitore të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit për vitin 2022 po zhvillohen sipas planit dhe mund të përfundojnë në kohë dhe me cilësi të lartë. Ai tha:

"Komisioni organizativ i Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit ka marrë masat e rrepta të parandalimit e të kontrollit të epidemisë për të siguruar shëndetin e punonjësve, njëkohësisht ka forcuar koordinime për të nxitur përparimin e punëve të ndryshme përgatitore. Tani ka rifilluar ndërtimi i stadiumeve." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore