OBSh-ja: Kina ka marrë masa efektive përballuese

2020-02-26 11:24:14 CRI Komenti juaj Printoni

Më 25 shkurt, drejtuesi i ekspertëve ndërkombëtarë në grupin e përbashkët studimor Kinë-OBSh dhe këshilltari i lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OBSh-së, dr. Bruce Aylward, e njohu shtypin me vizitën në Kinë në një konferencë shtypi të organizuar në Gjenevë.

Grupi studimor, që përbëhej nga 25 ekspertë në fushën e epidemiologjisë, të virologjisë, të kontrollit klinik dhe të shëndetit publik, bënë një vizitë studimore nëntëditore në Pekin, Guangdong, Sichuan dhe Hubei. Sipas z. Aylward, specialistët kanë zhvilluar diskutime të thella mbi njohjen e virusit, prirjen dhe karakteristikat e përhapjes, seriozitetin e sëmundjes dhe masat përballuese të palës kineze. Ai u sugjeroi vendeve të ndryshme të monitorojnë situatën e të marrin masat e nevojshme, dhe u bëri thirrje për shtimin e ndarjes së informacioneve për të përballuar këtë sfidë të përbashkët.

Në një intervistë të dhënë pas konferencës së shtypit, eksperti kanadez u shpreh se Kina ka marrë masa të jashtëzakonshme përballuese në fushën e shëndetit publik dhe ka bërë përshtatjen sipas kushteve konkrete të krahinave të ndryshme, gjë që ka çuar në arritjen e rezultateve të dukshme dhe që ia vlen të merret si pikë referimi.

"Kina ka marrë masa themelore të shëndetit publik, mbështetur në zbulimin e rasteve, gjurmimin e kontakteve me të sëmurët etj., për të ndryshuar drejtimin e përhapjes së patogjenit. Kjo është vërtet shumë e vështirë dhe shumë mbresëlënëse, nga e cila mund të mësojmë shumë", shpjegoi z. Aylward.

Ai vuri në dukje se shifrat tregojnë në mënyrë konkrete se masat e Kinës kanë ndryshuar efektivisht prirjen e rritjes së përhapjes, çka tregon drejtësinë e vendimeve të jashtëzakonshme të liderëve kinezë dhe pasqyron bashkimin e popullit kinez në bashkëveprim me qeverinë. Sipas tij, të dhënat tregojnë se piku i përhapjes së epidemisë në Kinë ka kaluar.

Duke folur për përvojën e bashkëpunimit me ekspertët kinezë, Aylwardi e përshkroi si "të mrekullueshme" dhe "mbresëlënëse". Ai u shpreh shumë i prekur nga reagimi aktiv bashkëpunues i njerëzve në Kinë ndaj politikave të qeverisë dhe është optimist për fitoren përfundimtare të Kinës në betejën kundër virusit.

Eksperti i OBSh-së theksoi njëkohësisht se para vështirësive, Kina shfaq frymë të jashtëzakonshme kolektive, e cila është shumë e rëndësishme.

"Dua t'i shpreh popullit kinez falënderime në emrin tim personal dhe të grupit tim, lidhur me veprimin e përbashkët para kërcënimeve të tilla, duke dhënë një kontribut të pabesueshëm. Ju falënderojmë! Tërë bota e di që ju jeni atje", shtoi dr. Aylward.

Mrekulli
Lajmet Kryesore