Kina nxit masa të diferencuara kundër epidemisë

2020-02-26 10:54:17 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze u kanë kërkuar krahinave në nivel konteje të frenojnë shpërthimin e koronavirusit të ri bazuar në situatën epidemike të secilës krahinë.

Autoriteti i Parandalimit dhe Kontrollit të Përbashkët i Këshillit të Shtetit të Kinës ka bërë thirrje për monitorim të saktë shëndetësor të banorëve sipas niveleve të ndryshme të rrezikut.

Sipas tij, nivelet e rrezikut duhet të gjykohen nga të dhënat e udhëtimit dhe të jetesës së banorëve, gjendja shëndetësore dhe kontakti me epideminë

Ndërkohë, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë thotë se edhe njerëzit në zonat me rrezik të ulët duhet t'i kushtojnë vëmendje mbrojtjes personale. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore