2020-02-26 10:44:26 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kamboxhian Hun Sen ka vlerësuar reagimin e shpejtë të Kinës ndaj epidemisë së koronavirusit.
"Unë e falënderoj shumë Partinë Komuniste të Kinës, qeverinë kineze dhe popullin kinez për kapërcimin e të gjitha pengesave dhe për marrjen e masave të ndryshme efektive për të mbrojtur njerëzit, si edhe për marrjen e masave të përgjegjshme për vendet e tjera në luftën kundër epidemisë," vuri në dukje ai.
Kryeministri shprehu besimin se ekonomia kineze do të mbetet e fortë pas epidemisë.
Ai gjithashtu njoftoi një numër masash për të mbështetur sektorin e turizmit dhe të veshjeve në Kamboxhia, që janë goditur nga epidemia e COVID-19.