Franca u bën thirrje shtetasve të vet që të shmangin udhëtimin në Itali prej koronavirusit

2020-02-26 09:37:45 CRI Komenti juaj Printoni

Itali

Franca u ka bërë thirrje shtetasve të vet që të shmangin udhëtimet në Itali, për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Ministri i Shtetit për Transportin Jean-Baptiste Djebbari (Zhan-Batist Xhebari) thotë se ata që kanë planifikuar të shkojnë në zonat më të prekura në Itali, mund ta shtyjnë udhëtimin.

Ai u rekomandoi atyre që janë tashmë në zonat ku është përhapur COVID-19, të kufizojnë kontaktet e tyre shoqërore.

Në Itali, epidemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar dhjetë të vdekur dhe 322 veta janë të infektuar, shumica në rajonet veriore të Lombardisë dhe Venetos.

Në Francë u regjistruan të martën dy raste të reja infektimi nga koronavirusi.

Franca ishte vendi i parë në Evropë që konfirmoi rastet e koronavirusit më 24 janar. Ndër 12 të sëmurët e regjistruar më parë, 11 janë shëruar. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore