Kina kundërshton deklaratën e paarsyeshme të Mike Pompeos

2020-02-26 21:44:00 CRI Komenti juaj Printoni

Lidhur me dënimin e përsëritur e të paarsyeshëm të sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo ndaj Kinës, të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh se Kina e kundërshton me vendosmëri dënimin e palës amerikane.

Sipas njoftimeve, të martën, Mike Pompeo u shpreh se dëbimi nga qeveria kineze i gazetarëve të gazetës "The Wall Street Journal" ka zbuluar problemin e Kinës në njoftimin e gjendjes epidemike të koronavirusit të tipit të ri dhe se nëse Kina u jep gazetarëve lirinë e fjalës, Kina dhe vende të tjera mund të përballojnë më mirë gjendjen epidemike. Lidhur me këtë, Zhao Lijian tha:

"Fjalët e Mike Pompeos janë të paarsyeshme. Qeveria kineze i përmbahet qëndrimit të hapur, transparent dhe të përgjegjshëm në punën e parandalimit e të kontrollit të epidemisë. Çdokush me ndërgjegje duhet të kundërshtojë këtë thënie të gabuar raciste. Gazeta 'The Wall Street Journal' e ka pranuar fajin e vet, pse zoti Pompeo vijon ta dënojë Kinën në mënyrë të paarsyeshme?"

Zhao Lijian u shpreh se zoti Pompeo flet shpeshherë për lirinë e fjalës, atëherë pse ai abuzoi gazetarin e Radios Publike Kombëtare (NPR)? A është kjo e ashtuquajtur liri e fjalës nga zoti Pompeo? Ky është një standard i dyfishtë tipik. Zhao Lijian tha:

"Ne i kërkojmë zotit Pompeo të heqë syzet me ngjyra ideologjike dhe mendësinë e luftës së ftohtë, të bëjë më shumë punë në përputhje me statusin e vet, të ndalojë vperimet që shkatërrojnë besimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin midis Kinës e SHBA-së duke ndaluar provokimin e marrëdhënieve midis qeverisë kineze e popullit kinez." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore