2020-02-26 21:40:15 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian u shpreh në Pekin se deri tani, mbi 170 udhëheqës shtetërorë dhe mbi 40 përgjegjës të organizatave ndërkombëtare i kanë shprehur Kinës ngushëllime për gjendjen epidemike të koronavirusit të tipit të ri. Kina do të vazhdojë të bëjë siç duhet punën parandaluese e kontrolluese të epidemisë dhe do të shpërndajë përvojën me vendet përkatëse.
Gjatë vizitës të hënën në selinë e përgjithshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh se populli kinez ka bërë sakrificë të pashoqe për kontrollin e epidemisë duke dhënë kontribut të madh për tërë njerëzimin. Lidhur me këtë, Zhao Lijian tha se Kina vlerëson lart fjalët e sekretarit të përgjithshëm Guterres. Epidemia e koronavirusit të tipit të ri është sfida e përbashkët e njerëzimit dhe duhet të përballohet me bashkëpunimin e komunitetit ndërkombëtar. Masat e Kinës në përballimin e gjendjes epidemike janë të përgjegjshme jo vetëm për popullin e vet, por edhe për mbarë botën. Ai tha:
"Në këtë betejë pa tym baruti, ne përdorim shpejtësinë kineze për të kërkuar kohën e çmuar për betejën botërore kundër epidemisë dhe përdorim forcat e Kinës për të ndërtuar linjën mbrojtëse nga përhapja epidemike. Deri tani mbi 170 udhëheqës shtetërorë dhe më se 40 përgjegjës të organizatave ndërkombëtare i kanë shprehur Kinës ngushëllime duke shprehur përkrahjen e tyre ndaj Kinës."
Zhao Lijian u shpreh se para krizës së shëndetit publik, vendet e ndryshme duhet të bashkëpunojnë për ta kapërcyer së bashku vështirësinë. Kina do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar e rajonal, do të mbajë kontakte e koordinim me OBSH-në, do të shpërndajë përvojën me vendet përkatëse dhe do t'u japë vendeve e rajoneve me gjendjen epidemike ndihmë brenda mundësive. (Fani)