OBSh-ja: COVID-19 nuk është ende pandemi, por mund të bëhete tillë

2020-02-25 11:04:44 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se, megjithëse COVID-19 mund të bëhet një pandemi globale, ende nuk është e tillë.

"Hë për hë, nuk kemi parë se ky virus po përhapet në mbarë botë dhe nuk po dëshmojmë sëmundje të rënda ose vdekje në shkallë të gjerë. A ka ky virus potencial pandemik? Absolutisht që po. A jemi ende atje? Sipas vlerësimit tonë, ende jo," tha ai.

Ghebreyesus-i u shpreh se COVID-19 mund të përmbahet bazuar në gjetjet e ekipit të përbashkët OBSh-Kinë që sapo përfundoi misionin e vet në Kinë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se "nuk është koha për t'u përqendruar në fjalën që përdorim", por "koha që të gjitha vendet, komunitetet, familjet dhe individët të përqendrohen në përgatitjen".

Përveç Kinës, tani ka mbi 2 000 raste dhe 23 vdekje në 28 vende, teksa Italia, Irani dhe Koreja e Jugut kanë dëshmuar rritje të papritur të rasteve. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore