2020-02-25 10:40:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Qeveria kineze ka vlerësuar lart mbështetjen e Francës në luftën kundër epidemisë së koronavirusit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian i bëri këto komente pasi Franca i dërgoi Kinës kontingjentin e tretë të ndihmës me pajisje mjekësore.
"Përballë kësaj epidemie, sektorë të ndryshëm në Francë kanë dhënë mbështetje dhe e kanë ndihmuar Kinën, ashtu si shumë vende të tjera mike. Kjo e ka bërë popullin kinez të ndiejë ngrohtësi dhe pasqyron gjallërisht nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe," theksoi Zhao Lijian-i.
Ai shtoi se Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë Francën, për të ruajtur sigurinë e shëndetit publik rajonal dhe global.(Çang Çuo)