2020-02-25 10:39:54 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Gjashtë veta kanë vdekur dhe më shumë se 220 kanë dalë pozitivë në testin për koronavirusin e ri në Itali.
Shumica e rasteve janë në rajonin e Lombardisë, ku janë raportuar mbi 170 të infektuar që nga shpërthimi i epidemisë javën e kaluar.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka dërguar ekspertë në Itali për të ndihmuar në kufizimin e transmetimit të virusit.
Shumë qytete në rajonin e Lombardisë dhe Venetos janë bllokuar.
(Çang Çuo)