Ekspertët: Kina, rezultate të dukshme në ndalimin e transmetimit të COVID-19 nga njeriu te njeriu

2020-02-25 10:18:37 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekip ekspertësh nga Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se reagimi i shëndetit publik të Kinës ndaj shpërthimit të koronavirusit të ri ka dhënë rezultate të dukshme në pengimin e transmetimit të virusit nga njeriu te njeriu.

Ndihmësi i Drejtorit të Përgjithshëm të OBSh-së Bruce Aylward i bëri komentet pasi ekipi kreu një udhëtim studimi nëntëditor në terren në Kinë:

"Vlerësimi ynë është që kjo qasje, ajo që ne e quajmë një qasje 'mbarëqeveritare', 'mbarëshoqërore', në njëfarë mënyre me mjete të vjetruara, me siguri ka shmangur dhe ndoshta ka parandaluar të paktën dhjetëra mijë - ose ndoshta qindra mijë - raste të COVID-19 këtu në Kinë. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe shumë e rëndësishme."

Ekipi gjithashtu vlerësoi lart përvojën që i ka dhënë Kina bashkësisë ndërkombëtare në punën e parandalimit dhe kontrollit dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të forcojnë shkëmbimet për të përballuar së bashku sfidat e sjella nga epidemia.

Mrekulli
Lajmet Kryesore