2020-02-25 21:12:25 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të hënën, ekipi i përbashkët Kinë-OBSH për pneumoninë e koronavirusit të tipit të ri organizoi në Pekin një konferencë shtypi ku këshilltari i lartë i sekretarit të përgjithshëm të OBSH-së Bruce Aylward tha: "Mënyra e Kinës është e vetmja mënyrë e suksesshme që dihet dhe konfirmohet deri tani." Fjalët e tij lanë përshtypje shumë të thellë.
Ekipi është i mendimit se Kina ka marrë masa të jashtëzakonshme të shëndetit publik dhe kanë pasur rezultate të dukshme në zbutjen e përhapjes epidemike duke frenuar të paktën qindra mijëra raste të pneumonisë së koronavirusit të tipit të ri. Ekipi sugjeroi se vendet e tjera duhet të rivlerësojnë menjëherë masat e marra ndaj Kinës.
Aylward tha hapur në konferencën e shtypit se ashtu si të tjerët edhe ai kishte dyshime për masat e Kinës të ndërhyrjes pa ilaçe të posaçme. Por mënyra e Kinës synon që së pari të shpëtohet jeta sipas kushteve të tanishme.
Këto vlerësime objektive vijnë nga hetimi në frontin kundër epidemisë. Brenda 9 ditëve, ekipi i OBSH-së i përbërë nga 12 ekspertë ndërkombëtarë vizituan së bashku me palën kineze Pekinin, Guangdong-un, Hubei-n etj. për vlerësime. Konkluzioni i dalë nga ekipi është me siguri i besueshëm.
Aylward admiroi në konferencë shtypi vendimet e udhëheqësve kinezë, bashkëpunimin e vullnetin kolektiv të qeverisë e të shoqërisë kineze në betejën kundër epidemisë dhe u shpreh se ky është "bashkim i vërtetë".
Shumë përdorues të huaj të internetit u shprehën: "Në Kinë nuk ndërpriten energjia elektrike, uji, ngrohja, telekomunikacioni dhe furnizimi i mallrave, nuk ka lindur rrëmujë, kjo është e paimagjinueshme në vende të tjera." Fjalët e tyre pasqyrojnë forcimin e aftësisë së qeverisjes shoqërore të Kinës.
Siç sugjeroi Aylward, botës i nevojitet përvoja e Kinës për përballimin e epidemisë. Disa masa të efektshme të Kinës po mësohen nga vende të tjera. Për shembull qeveria italiane kanë shpallur masat e administrimit të mbyllur të 11 qytezave.
Kina do të vazhdojë të shpërndajë përvojën me tërë botën për të mposhtur së bashku gjendjen epidemike. (Fani)