Spitalet në Pekin kërkojnë që pacientët të bëjnë rezervime

2020-02-24 10:51:33 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e Bashkisë së Pekinit po promovojnë rezervimet ambulatore, për të parandaluar përhapjen e virusit në spitale.

Të gjitha spitalet e nivelit të tretë në mbarë qytetin kanë pezulluar shërbimin pa rezervim, ndërsa spitalet e nivelit të mesëm duhet ta bëjnë këtë jo më vonë se të martën.

Pacientët ambulatorë duhet të bëjnë rezervim në internet ose me telefon, por në raste urgjente pacientët mund të vazhdojnë të shkojnë drejtpërdrejt në spital.

Rezervimi dhe regjistrimi kanë ekzistuar prej vitesh në shumë spitale në Kinë.

Në spitalin "Tongren" të Pekinit, niveli i rezervimit ka arritur afro 90 për qind.

Mjeku i këtij spitali Wei Wenbin thotë se është e rëndësishme që të orientohen pacientët siç duhet:

"Politika e re kërkon që stafi mjekësor t'u shpjegojë me kujdes dhe durim pacientëve. Më e rëndësishmja, ne duhet t'u themi pacientëve nga jashtë Pekinit që të rezervojnë paraprakisht, në mënyrë që ta planifikojnë udhëtimin e tyre." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore