2020-02-24 10:45:32 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet kineze kanë nxjerrë një sërë masash për të forcuar mbrojtjen dhe kujdesin ndaj stafit mjekësor.
Në dokumentin përkatës thuhet se pagat dhe përfitimet për personelin mjekësor që merret me parandalimin dhe trajtimin e koronavirusit, duhet të rriten, dhe të infektuarit duhet të kompensohen nëpërmjet sigurimeve.
Sipas dokumentit, duhet të përmirësohen shërbimet për punonjësit mjekësorë në vijën e parë, si ofrimi i ushqimeve të pastra e me vlera të pasura ushqyese, dhe shërbimet e mira të transportit.
Gjithashtu duhet të merren masa për të siguruar që personeli të ketë kohë të mjaftueshme për të pushuar dhe rimarrë veten, ndërsa familjeve të tyre gjithashtu duhet t'u ofrohet ndihmë nëse kanë nevojë. (Çang Çuo)