2020-02-24 10:44:55 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti Xi Jinping ka inkurajuar studentët e mjekësisë të Universitetit të Tibetit të forcojnë aftësitë e tyre dhe t'u shërbejnë njerëzve në nivelin parësor në prag të Vitit të Ri Tibetian.
Duke iu përgjigjur një letre nga 17 studentë që janë duke bërë praktikën në një spital në Pekin, Xi Jinping-u vlerësoi gjithashtu lart personelin mjekësor që po lufton në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit të ri.
Në letrën drejtuar presidentit të Kinës, studentët raportuan për arritjet e tyre gjatë praktikës dhe shprehën dëshirën për të kontribuar në vendlindjen e tyre.