2020-02-24 10:42:40 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Disa vende kanë ndërmarrë veprime më të forta kundër COVID-19.
Koreja e Jugut e ka rritur alarmin për virusin në nivelin më të lartë, pasi numri i infeksioneve në këtë vend u rrit në mbi 600. Ndërkohë, numri i të vdekurve ka arritur në pesë.
Kjo shënon herën e parë që qeveria koreanojugore shpall nivelin më të lartë të alarmit që nga pandemia e gripit H1N1 në vitin 2009.
Qeveria do të marrë masa më të forta karantine, duke ndalur veprimtaritë në grup dhe duke urdhëruar mbylljen e përkohshme të shkollave.
Ministria e Arsimit ka urdhëruar të gjitha institucionet parashkollore dhe shkollat fillore e të mesme në të gjithë vendin që ta shtyjnë një javë hapjen e semestrit të ri.
Në Japoni, numri i rasteve të konfirmuara është afro 770, duke përfshirë mbi 630 nga anija "Diamond Princess".
Qeveria italiane ka mbyllur zonat e goditura më keq në rajonet veriore të Lombardisë dhe Venetos, pasi numri i rasteve u rrit në gati 80 dhe ka pasur dy të vdekur.
Irani gjithashtu ka raportuar mbi 40 raste infektimi, duke përfshirë 8 vdekje.