2020-02-24 10:17:34 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një grup zyrtarësh e ekspertësh afrikanë janë shprehur optimistë për ekonominë kineze, pavarësisht epidemisë së koronavirusit.
Humphrey Moshi nga Tanzania është një ekonomist në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Dar-es-Salamit.
Sipas tij, ekonomia kineze do të mëkëmbet shpejt, pavarësisht ndikimit afatshkurtër të epidemisë.
"Sapo epidemia të vihet mjaftueshëm nën kontroll, është shumë e lehtë të rifillojë prodhimi, sepse Kina i ka kapacitetet, infrastrukturën dhe forcën njerëzore. Nuk kam dyshim se, me t'i dhënë fund epidemisë, njerëzit do të nxitojnë për të investuar në Kinë. S'ka shumë alternativa të tilla në botë sidomos nga ana e mjedisit të investimeve", theksoi z. Moshi.
Ministrja e Shtetit për Shëndetësinë e Etiopisë Lia Tadesse nga ana e saj tha:
"I vlerësojmë shumë veprimet e ndërmarra nga qeveria kineze. E kuptojmë plotësisht vështirësinë e këtyre masave, si për shembull, frenimi i përhapjes së këtij virusi në vende të tjera. Dhe megjithëse Kina përballet me vështirësi, ajo ka mbështetur edhe vendet e tjera. Ne po punojmë nga afër me Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve të Kinës."
Ekspertët e tjerë theksojnë se masat e Kinës për nxitjen e rifillimit të punës do të favorizojnë zhvillimin e ekonomisë botërore.
(Zhang Yan)