2020-02-24 19:47:58 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Mjekësia Tradicionale Kineze (MTK) është përdorur gjerësisht në trajtimin e pacientëve COVID-19.
Metoda ka sjellë rezultate pozitive në të gjithë Kinën dhe është bërë një trajtim rutinë.
Një pacient 88-vjeçar me COVID-19 në Hangzhou është trajtuar duke përdorur Mjekësinë Tradicionale Kineze.
Yu Jianhua, mjeku kryesor i MTK-sënë Spitalin "Hangzhou Xixi", thotë se suksesi ka ardhur falë një recete të lokalizuar bazuar në udhëzimin kombëtar mjekësor.
"Këtu në Hangzhou, përveç lagështirës nga i ftohti që përshkruhet në planin kombëtar të trajtimit, disa pacientë kanë ngrohtësi në mushkëri. Kolegët e mi diskutuan këtë dhe bënë dy receta. Një është krijuar për të eleminuar lagështirën nga të ftohtit dhe tjetra është të eleminoni ngrohtësinë".
Mjekësia kineze është e mendimit se sëmundja është shkaktuar nga mosfunksionimi i organeve që janë të ndikuar nga faktorë të tillë si lagështia ose nxehtësia e brendshme. Bazuar në këtë teori, MTK-ja përqendrohet në shërimin e organeve që janë në shënjestër të virusit në mënyrë që të rivendosin sistemin imunitar të trupit.
Mjekët thonë se një kombinim i MTK-së me qasje të tjera ka provuar aftësinë për të shkurtuar procesin e trajtimit.
Tu Zhitao është drejtori i Departamentit të Mjekësisë Tradicionale Kineze në Pekin.
"Në të gjitha spitalet e posaçme në Pekin, një mjek i Mjekësisë Tradicionale Kineze dhe një mjek i mjekësisë perëndimore bashkëpunojnë në repart. Mjekësia tradicionale ka rezultuar e efektshme në uljen e etheve të pacientëve me simptoma të buta, duke rritur oksigjenimin e gjakut për pacientët me sëmundje të rënda, si dhe zbutjen e simptomave të pacientëve në kushte kritike. "
Përveç ilaçit bimor, gjatë procesit të rimëkëmbjes gjithashtu praktikohen metoda të tjera duke përfshirë akupunkturën, masazhin dhe tai chi-në.
Autoritetet shëndetësore thonë se MTK-ja është praktikuar në trajtimin e mbi 85 për qind të rasteve të konfirmuara.
Një në dhjetë nga 30 mijë mjekët e dërguar në Hubei, provinca më e goditur, ka praktikuar mjekësinë tradicionale. (Albana)