2020-02-24 18:36:30 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës miratoi shtyrjen e sesionit vjetor të legjislaturës kombëtare.
Fillimit ky sesion ishte planifikuar të hapej më 5 mars në Pekin.
Sipas një deklarate, shtyrja e sesionit është e nevojshme për të lejuar që përpjekjet të përqendrohen në kontrollin e epidemisë së koronavirusit të tipit të ri.
Legjislatura e lartë do të vendosë në një kohë të dytë se kur do të mbahet mbledhja vjetore.
Legjislatura e lartë miratoi gjithashtu një projektvendim për ndalimin e plotë të tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra.
Drafti synon të ndalojë plotësisht ngrënien e kafshëve të egra dhe të shkatërrohet tregtia e paligjshme të kafshëve të egra përpara se të ndryshohen ligjet përkatëse në mënyrë që të sigurojnë një garanci të fortë legjislative për mbrojtjen e shëndetit publik dhe sigurisë ekologjike.
Vendimi hyn në fuqi sot. (Albana)