2020-02-23 10:29:18 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti kinez Xi Jinping i ka shkruar një letër një grupi nxënësish të një shkolle fillore amerikane, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë përpjekjet për të mësuar gjuhën dhe kulturën kineze.
Në prag të Festës së Pranverës, 50 nxënës të klasës së katërt të shkollës fillore "Cascade" në Utah të ShBA-së i shkruan kartolina për Vitin e Ri Xi Jinping-ut në gjuhën kineze, duke i treguar për mësimin e gjuhës kineze dhe pasionet e tyre.
Ata gjithashtu shprehën dashurinë e tyre për Kinën dhe kulturën kineze.
Në letrën e tij të përgjigjes më 15 shkurt, Xi Jinping-u shprehu shpresën se studentët do të bëhen ambasadorë të rinj të miqësisë midis dy popujve.
Shkolla publike e krijuar në vitin 1967, është një nga të parat në Utah që ofron një program tërësisht në gjuhën kineze, i cili përfshin më shumë se gjysmën e nxënësve të saj. (Çang Çuo)