2020-02-22 09:32:18 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet qendrore në Kinë kanë kërkuar përpjekje të pandërprera në të gjitha nivelet për të fituar luftën kundër epidemisë së koronavirusit.
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping drejtoi të premten një mbledhje për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes.
Në një njoftim zyrtar thuhet se përhapja e epidemisë së COVID-19 është përmbajtur paraprakisht dhe se ka pasur rënie të rasteve të reja të konfirmuara e të dyshuara në të gjithë vendin dhe rritje të shpejtë të numrit të pacientëve të shëruar.
Megjithatë, theksohet se situata është e rëndë dhe komplekse në provincën Hubei dhe kryeqendrën e saj Wuhan.
Në mbledhje janë kërkuar përpjekje më të vendosura për të frenuar përhapjen e sëmundjes, për të rritur personelin mjekësor dhe për të ofruar mbështetje ndaj stafit mjekësor në vijën e pare, si edhe është theksuar rëndësia e punës së parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në Pekin.
Mbledhja nënvizoi forcën e madhe dhe potencialin e jashtëzakonshëm të ekonomisë së Kinës, me gjithë ndikimin e dukshëm nga epidemia, si edhe theksoi se prirja afatgjatë e rritjes së qëndrueshme nuk do të ndryshojë. (Çang Çuo)