Xi Jinping-u i përgjigjet letrës së Bill Gates-it mbi COVID-19

2020-02-22 09:31:32 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping i ka shkruar Bill Gates-it në përgjigje të letrës që mori nga drejtuesi amerikan i biznesit lidhur me epideminë e koronavirusit.

Gates-i tha se fondacioni i tij zotohet të ofrojë 100 milion dollarë amerikanë fonde urgjente për ta ndihmuar Kinën të forcojë kërkimet epidemiologjike, ndërhyrjen emergjente dhe prodhimin e barnave, vaksinave dhe diagnostikuesve.

Presidenti kinez tha nga ana e tij se ai vlerëson thellësisht aktin e bujarisë të fondacionit "Bill & Melinda Gates" dhe letrën e tyre të solidaritetit për popullin kinez.

Xi u shpreh se fondacioni ka luajtur një rol pozitiv në reagimin global kundër koronavirusit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore