Kinë, ndërmarrjet e huaja nuk ndryshojnë besimin ndaj ekonomisë kineze

2020-02-21 19:47:06 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas deklaratës së të premtes nga Ministria e Tregtisë e Kinës, 32 ndëmarrje me investime jugkoreane në provincën Shandong për prodhimin e pjesave të këmbimit të makinave kanë rifilluar punën para 15 shkurtit. Ky lajm e lehtësoi prodhuesit e automjeteve në botë sepse shumë prej tyre, për shkak të mungesës së pjesave të këmbimit që prodhohen në Kinë, kanë hasur vështirësi në kryerjen e kontratave.

Tani, jo vetëm investitorët jugkoreanë, por edhe shumë ndërmarrje të huaja po përgatiten për rifillimin e punës normale me kushte të duhura parandaluese.

Të dhënat statistikore tregojnë se mbi 80% e ndërmarrjeve të huaja kryesore në Shangai, provincat Shandong, Hu'nan etj., kanë rifilluar punë dhe parashikohet që para fundit të shkurtit, shumica e investitorëve të huaj do të rifunksionojnë normalisht. Tesla që rifilloi punën nga 10 shkurti është një prej atyre që rifilluan punë më herët.

Që nga viti 2017, Kina është bërë vendi i dytë më i madh i përdorimit të investimeve të huaja. Tani, investitorët e huaj kanë një konsensus, sipas të cilit, ndikimet nga epidemia ndaj ekonomisë kineze janë të përkohshme, gjë që nuk do të ndryshojë prirjen e përgjithshme të zhvillimit ekonomik të Kinës.

Gjatë përballimit të koronavirusit, ndërmarrjet huaja kanë dhënë edhe ndihma të konsiderueshme. Siç mësohet, deri më 14 shkurt, investitorët e huaj kanë dhuruar mbi 1.76 miliardë juanë ndihmë kapitale, materiale si dhe pajisje mjekësore.

Gregory Gilligan

Siç tha Gregory Gilligan, kryetar i Dhomës së Tregtisë ShBA-Kinë, "dëshirojmë të vërtetojmë me veprime konkrete se ne jemi një pjesëtar të shoqërisë kineze". Sipas tij, anëtarët e organizatës së tij kanë besim të plotë për ekonominë kineze dhe qarqet amerikane të biznesit dëshirojnë të forcojnë bashkëpunim me palën kineze.

Mrekulli
Lajmet Kryesore