Kinë, më shumë mbështetje për punonjëset mjekësore kundër epidemisë

2020-02-21 19:37:50 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka forcuar përpjekjet në mbështetje të punonjëseve mjekësore që po përballojnë epideminë e koronavirusit, si ofrim i produkteve sanitare, konsulta psikologjike dhe ndihma për familjet e tyre.

Këto punonjëse kanë mbingarkesë të madhe në punë, nëse duhet të dalin nga zona e mjekimit atyre do u duhet të ndërrojnë veshjet mbrojtëse gjë që harxhon shumë kohë. Mjeket dhe infermieret duhet të punojnë me turne tepër të gjata në spitale saqë shpeshherë ato nuk kanë mundësi e as kohë të shkojnë në tualet gjatë trajtimit të pacientëve. Lidhur me këtë fenomen, Fondaconi i Zhvillimit të Grave i Kinës, një fondacion shtetëror nën drejtimin e Shoqatës së Grave të Kinës kanë dhënë 320 mijë dollarë amerikanë, Federata e Grave e Shangait mblodhi 285 mijë dollarë amerikanë dhe sipërmarrëset nga provinca Guangdong kanë dhuruar mbi 1600 kuti produktesh sanitare për mjeket dhe infermieret që po luftojnë në vijën e parë të betejës.

Federat e grave në krahina të ndryshme po bashkëpunojnë me psikologët për ofrimin e seancave psikologjike për punonjëset e shëndetit dhe për familjarët e tyre që kanë nevojë për qetësim.

Në të njëjtën kohë, mësuesit po japin mësime online për fëmijët e këtyre punonjëseve mjekësore që qëndrojnë në shtëpi për shkak të shtyrjes së nisjes së semestrit të ri shkollor.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore