2020-02-20 20:44:11 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të udhëtojmë si zakonisht apo të mbrojmë veten? Në qytetin e saj të lindjes, Wuhan, Cao Wenfang, ashtu si edhe rreth 11 milionë banorë vendës, i përgjigjen kësaj pyetje me vepra konkrete që kanë shumë rëndësi për interesin e publikut.
Në përballjen e epidemisë, mbrojtja e jetës së shëndetit të publikut dhe të sigurisë globale të shëndetit publik është përparësia kryesore e udhëheqësve kinezë gjatë hartimit të politikave. Kina ka miratuar masa të posaçme të tilla si udhëtimi i kufizuar dhe bllokimi i hyrje-daljeve në vende me nivel të lartë të përhapjes së epidemisë, si Wuhan-i, në mënyrë që të parandalojë në mënyrë efektive përhapjen e infektimit.
Ajo që vlen të vlerësohet është se këto masa janë mirëpritur nga banorët në Wuhan, të cilët bashkëpunojnë në të gjitha fushat. Deri në mesnatën e 19 shkurtit, numri i rasteve të diagnostikuara rishtazi në pjesën kontinentale të Kinës, përveç Hubei-t, ra për të 16-n ditë radhazi. Në konferencën e shtypit të datës 18 shkurt të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Michael Ryan, kreu i programit të emergjencave shëndetësore të organizatës, theksoi masat përkatëse të kontrollit të zbatuara në qendrën e epidemisë kanë bërë të mundur uljen e numrit të rasteve; Kina aktualisht është duke iu përgjigjur epidemisë së re të pneumonisë së koronavirusit me "Masa strategjike dhe taktike" dhe këto masa janë të gjitha të sakta.
Në të njëjtën ditë, revista mjekësore "The Lancet" lëshoi një deklaratë, në të cilën përfaqësuesit shkencorë të shëndetit nga vende të ndryshme të botës ranë dakord që "marrja e masave madhore nga Kina për të zvogëluar ndikimin e epidemisë" është "për t'u lavdëruar ".
Sidoqoftë, disa media perëndimore duket se kanë mbyllur një vesh ndaj ketyre vlerësimeve të drejta dhe profesionale. Ato spekulojnë me masat e nevojshme të parandalimit dhe kontrollit të marra në Wuhan dhe vende të tjera në "një nga lëvizjet më të mëdha të kontrollit shoqëror në histori". Në kushtet e epidemisë, politizimi i gjendjes është një shkelje e dukshme e interesit publik global.
Përsa i përket njerëzimit, njohja, kuptimi dhe parandalimi i ndonjë sëmundjeje të re është një proces që kërkon kohë. Në këtë proces, maksimizimi i interesit publik me kostot e nevojshme është një zgjedhje e pashmangshme dhe gjithashtu një masë e përkohshme dhe e pazakontë që zakonisht miratohet.
Për shembull, kur shpërtheu fruthi në vitin 2019 në Nju Jork, autoritetet udhëzuan banorët në zonat e prekura që duhet të vaksinohen dhe gjithashtu ndaluan qasjen e të gjithë të të prekurve dhe kontakteve të tyre të ngushta në vendet publike. Masat e rrepta të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë së Kinës bazohen në të njëjtin arsyetim.
Në një shoqëri të përparuar, interesi publik është qëllimi më i madh i përbashkët dhe duhet të respektohet dhe mirëmbahet. Në të njëjtën kohë, duhet të shohim që me rezultatet e dukshme të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, qeveria kineze kërkon që lokalitetet të formulojnë masa të diferencuara të parandalimit dhe kontrollit, të klasifikojnë shkencërisht nivelet e rrezikut të epidemisë sipas popullsisë dhe gjendjes së sëmundjes, dhe të koordinojnë parandalimin dhe kontrollin e epidemisë gjithashtu dhe zhvillimin ekonomiko- shoqëror. Ky është vendimi i duhur në maksimizimin e interesit publik.
Studiuesi amerikan Robert Daly, drejtor i Institutit të Marrëdhënieve kino-amerikane në Institutin Kissinger, tha, "Në lidhje me epideminë e koronavirusit të tipit të ri, aktualisht po i kushtojmë më shumë vëmendje deklaratave të ndryshme që diskretitojnë Kinën, duke lënë në hije historinë e dhembshurisë njerëzore".(Vera)