Kinë: Ndërmarrjet e mëdha drejtojnë rinisjen e punës

2020-02-20 11:03:10 CRI Komenti juaj Printoni

Më shumë se gjysma e ndërmarrjeve të mëdha industriale në provincat kryesore të Kinës kanë rifilluar punën, ndërsa edhe kompanitë më të vogla po shpejtojnë përpjekjet që të rifillojë prodhimin.

Tang Shemin nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës thotë se autoritetet po bashkërendojnë punën për të ndihmuar ndërmarrjet e mesme dhe të vogla lidhur me problemet logjistike dhe të mungesës së forcave të punës.

Ai thotë se gjithashtu do të vihen në jetë një varg politikash preferenciale:

"Do të zbatojmë një numër politikash preferenciale, duke përfshirë përjashtimin nga tarifat e autostradave, uljen e kontributeve të pensionit dhe vonimin e pagesës së fondit të strehimit, për të zvogëluar koston për bizneset dhe për të lehtësuar rifillimin e funksionimit të tyre."

Epidemia i ka detyruar shumë provinca të vonojnë rifillimin e punës për të paktën një javë, në përpjekje për të penguar përhapjen e virusit.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore