Udhëtarët në anijen turistike të prekur nga virusi zbarkojnë në Japoni

2020-02-20 10:37:19 CRI Komenti juaj Printoni

Qindra udhëtarë në anijen turistike "Diamond Princess" kanë filluar të zbarkojnë në Japoni, ndërsa ka përfunduar një karantinë dyjavore.

Japonia është akuzuar se ka dështuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit te udhëtarët dhe ekuipazhi gjatë karantinës në një port në Yokohama.

Por sekretari i Kabinetit të Japonisë Yoshihide Suga e mbrojti qëndrimin e vendit të tij:

"Ne kemi ndërmarrë një veprim të plotë për të parandaluar infeksionin, duke u kërkuar udhëtarëve që të qëndrojnë në dhomat e tyre dhe duke zvogëluar rreziqet për të gjithë anijen. Kemi kryer sa më parë analizat për udhëtarët me përparësi, si ata me simptoma e të moshuarit, dhe ata që e kanë pasur të nevojshme i kemi çuar në objekte mjekësore".

"Diamond Princess" është vendi ku shënohet numri më i madh i infeksioneve jashtë Kinës.

Mbi 600 raste janë identifikuar te 3700 veta që ndodheshin në anije.

Karantina filloi më 5 shkurt, pasi një udhëtar që zbriti në Hong-Kong muajin e kaluar u diagnostikua me koronavirus. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore