Eksperti: Kina, arritje të madhe në mjekimin me plazmë

2020-02-20 10:12:46 CRI Komenti juaj Printoni

Profesori Zhang Liqin nga Universiteti Tsinghua u shpreh se Kina do të bëjë një përparim të madh brenda disa javësh në studimet për terapinë e plazmës, për të luftuar kundër koronavirusit.

"Për këtë koronavirus të veçantë, s'jemi të sigurt nëse ky mjekim është efektiv ose deri në çfarë shkalle është. Kështu që kërkohen studime sistematike dhe të gjithashme. Prandaj ne po mbështesim vlerësimin e situatës së imunizimit të plazmës dhe po përpiqemi për ta lidhur atë me efektshmërinë e mjekimit. Në fakt, koncepti i mjekimit të sëmundjeve ngjitëse me plazmë ka një histori mbi 100-vjeçare", shpjegoi z. Zhang.

Sipas tij, gjatë kësaj epidemie dhe shumë infeksioneve të tjera virale, si ebola dhe gripi shumë patogjen, disa eksperimente për antidotet janë bërë me njerëzit:

"Për këtë arsye, në studimet tona kemi bashkëpunuar me partnerë në Pekin, Shenzhen dhe disa krahina të tjera për të marrë kundërtrupat nga pacientët e shëruar. Kështu, ne mund të përdorim metodat e klonimit molekular dhe pajisjet përkatëse për të prodhuar kundërtrupa të tilla me kilogramë, madje tonë. Kjo mund të kapërcejë mungesën e antiserumit për pacientët që janë në shërim e sipër."

Prof. Zhang Linqi shtoi se Kina po bën përpjekje për të përdorur metodat e klonimit molekular për të prodhuar plazmë.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore