Epidemia, Kina merr masa të reja për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

2020-02-20 09:51:54 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët kinezë do të miratojnë masa të reja për të forcuar përkrahjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe zonat e ndikuara nga epidemia e koronavirusit.

Drejtorja e Drejtorisë së Sigurimeve në Ministrinë kineze të Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore Gui Zhen thotë se kjo ministri dhe Ministria e Financave do të bashkëpunojnë për të ndihmuar në lehtësimin e trysnisë mbi funksionimin dhe qëndrueshmërinë e stafit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme:

"Së pari, ne do të zgjerojmë mbulimin me politika favorizuese, do të ulim pragun e politikave dhe do të lehtësojmë kriteret e aplikimit. Nëse një ndërmarrje e vogël dhe e mesme e mban nivelin e pushimit nga puna më të ulët se 5.5 për qind - tavani i vendosur nga niveli i papunësisë së vrojtuar në qytete - ose një ndërmarrje me një staf më pak se 30 veta mban një nivel pushimi nga puna jo më shumë se 20 për qind, ajo mund të kërkojë një kthim prej 50 për qind të shpenzimeve të sigurimit të papunësisë që ka paguar vjet. "

Gui tha gjithashtu se janë hapur platforma të shërbimeve të sigurimit në internet në disa qytete, për të shmangur shërbimin ballë për ballë, me qëllim që të ulet rreziku i infeksionit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore