2020-02-19 13:07:03 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
OBSh-ja thotë që raporti i fundit epidemiologjik nga Kina mbi COVID-19 është i rëndësishëm, sepse i mundëson kësaj organizate që t'u ofrojë këshilla vendeve të tjera.
Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë:
"Sot (Të martën) Kina ka publikuar një dokument me të dhënat e detajuara mbi më shumë se 44 mijë raste të konfirmuara të COVID-19. Kjo na ka dhënë mundësinë të kemi njohuri më të mira për moshën e të infektuarve, nivelin e seriozitetit të sëmundjes dhe vdekshmërinë."
Ai theksoi që këto të dhëna janë shumë të rëndësishme që OBSh-ja të japë këshilla për vendet e tjera mbi bazën e provave.
Ai i inkurajoi gjithashtu të gjitha vendet të publikojnë të dhënat e tyre.
Një ekip ndërkombëtar ekspertësh nga OBSh-ja po punon në Kinë me homologët kinezë për të kuptuar më mirë epideminë.
Kreu i OBSh-së ritheksoi që duhet të shfrytëzohet hapësira e mundësisë për të luftuar kundër virusit, meqë shumica e rasteve janë brenda Kinës.(Jiang Lei)