2020-02-19 09:28:33 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se nuk ka prova për një transmetim të qëndrueshëm të koronavirusit të ri jashtë Kinës, përveçse në disa situata specifike.
Tedros Adhanom Ghebreyesus vuri në dukje se OBSh-ja nuk ka të dhëna të mjaftueshme për rastet jashtë Kinës për të bërë një krahasim domethënës mbi ashpërsinë e sëmundjes ose shkallën e vdekshmërisë:
"Ne po ndjekim (situatën në) vendet e ndryshme për të marrë më shumë informacione rreth asaj që ndodh për secilin rast dhe rezultatet. Sidoqoftë, ende nuk kemi parë një transmetim të qëndrueshëm vendor, përveçse në rrethana të veçanta, si anija turistike 'Diamanti Princess'."
Anija "Diamond Princess" me mbi 3 700 udhëtarë dhe pjesëtarë ekuipazhi, është mbajtur në një periudhë dyjavore në karantinë në një port në Japoni, pasi një udhëtar 80-vjeçar u diagnostikua me koronavirus.
Deri më tani, numri i infeksioneve të konfirmuara në anije është rritur në 542.