Lorenzo Mastrotto: Gjendja në Wuhan po përmirësohet

2020-02-19 21:09:35 CRI Komenti juaj Printoni

Pas shpërthimit të koronavirusit të tipit të ri, shumë të huaj në Kinë kanë zgjedhur të qëndrojnë dhe të luftojnë kundër virusit së bashku me popullin kinez. Italiani Lorenzo Mastrotto ka jetuar në qytetin Wuhan për shumë vjetë, ai i tha gazetarit se po përmirësohet gjendja epidemike, dhe se ai nuk ka asnjë frikë.

Lorenzo Mastrotto është nga Vicenza e Italisë. Ai erdhi në Wuhan në vitin 2006 dhe punon në një kompani italiane. Pas shpërthimit të epidemisë, qeveria italiane ka tërhequr 3 herë shtetasit italianë nga provinca Hubei, por Mastrotto zgjodhi të qëndrojë në Wuhan. Ai tha:

"Në qytetin Wuhan dhe në Hubei ka edhe mbi 10 italianë, unë nuk jam i vetmi italian që zgjedh qëndrimin këtu, sepse ne nuk frikësohemi. Wuhan-i është vërtet në gjendje të jashtëzakonshme, por mendoj se gjendja nuk është jashtë kontrollit, përkundrazi ajo po përmirësohet."

Mastrotto tha se pas ndodhjes së epidemisë, qeveria kineze ka organizuar me të gjitha mundësitë punën e parandalimit e të kontrollit të gjendjes dhe punën e ndihmës e të mjekimit, njëkohësisht ka siguruar furnizimin e materialeve për të ruajtur stabilitetin shoqëror. Kjo i ka lënë përshtypje shumë të thellë:

"Pas 23 janarit, qeveria kineze ka marrë masa vendimtare si për shembull krijimin e spitaleve të përkohshme, dërgimi në Wuhan i shumë mjekëve e infermiereve për ndihmë etj., tani gjendja është bërë e qëndrueshme. Nën gjendjen e tillë të jashtëzakonshme, tërë qyteti ruan ende funksionimin normal dhe ushqimet furnizohen normalisht, unë mendoj se ky është një sukses mjaft i madh."

Megjithëse nuk ka përfunduar gjendja epidemike, Mastrotto ka filluar përgatitjen për punën e ardhshme. Ai është i mendimit se ndikimi i gjendjes epidemike është i përkohshëm, për një kohë të gjatë, nuk do të ndryshojë prirja e zhvillimit ekonomik të Kinës. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore