Koronavirusi nuk do të ndikojë projektet e bashkëpunimit kino-europian

2020-02-19 18:11:46 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën, kreu i misionit diplomatik të Kinës në Bashkimin Europian Zhang Ming dha një konferencë për shtyp në Bruksel për t'i njohur gazetarët me masat kineze të parandalimit e të kontrollit të gjendjes epidemike të koronavirusit të tipit të ri. Ai u shpreh se masat parandaluese e kontrolluese kanë pasur rezultate pozitive dhe gjendja epidemike nuk do të prekë projektet e bashkëpunimit kino-europian të këtij viti.

Zhang Ming vuri në dukje se Kina ka arsye të mbajë besim e shpresë për fitoren e betejës kundër epidemisë:

"Në krahinat kineze përveç provincës Hubei, gjendja epidemike është në përgjithësi e qëndrueshme, nuk ka lindur shpërthimi i përqendruar. Përveç Kinës, në 25 vende janë konfirmuar 794 raste të sëmundjes, ndër të cilat, ka 36 raste në 7 vende të BE-së, ky numër zë vetëm 1% të rasteve të përgjithshme të mbarë botës. Kjo tregon se masat e Kinës po luajnë një rol të efektshëm në ndalimin e përhapjes së virusit duke pakësuar përhapjen e koronavirusit jashtë Kinës."

Zhang Ming u shpreh se tani Kina e BE-ja po shpejtojnë procesin e bisedimeve për marrëveshjen e investimeve. Vetëm në dy muajt e kaluar, u zhvilluan dy raunde bisedimesh në të cilat u arrit përparim domethënës. Ai theksoi se gjendja epidemike nuk do të ndikojë projektet e bashkëpunimit dypalësh të këtij viti:

"Sivjet është 45-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e BE-së, dy palët do të zhvillojnë një sërë veprimtarish kremtuese. Gjendja epidemike e jashtëzakonshme nuk do ta dobësojë vendosmërinë tonë për çuarjen e marrëdhënieve kino-europiane në nivelin më të lartë. Dy palët po bëjnë përgatitje të ndryshme sipas planit për shkëmbimet e nivelit të lartë. Njëkohësisht ne do të ndjekim ngushtë zhvillimin e gjendjes epidemike duke ruajtur kontakte me palën europiane." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore