Kinë, shtohet numri i personave të shëruar nga koronavirusi

2020-02-19 18:10:01 CRI Komenti juaj Printoni

Për herë të parë, Kina regjistroi më shumë persona të shëruar në ditë sesa raste të reja infektimi.

Të martën, 1824 vetë dolën nga spitali pas shërimit, 75 më shumë se numri i infeksioneve të reja.

Deri tani, numri i përgjithshme i rasteve të konfirmuara me koronavirus në pjesën kontinentale të Kinës ka arritur mbi 74 mijë dhe rreth 2 mijë vetë kanë vdekur.

Ndërkohë, rreth 14400 njerëz janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali.

Ndërkohë, numri i infektimeve të reja të konfirmuara në Kinë jashtë provincës Hubei ka rënë për të 15-n ditë radhazi.

56 raste të reja të konfirmuara u raportuan të martën jashtë krahinës të goditur më fort, duke rënë ndjeshëm nga 890 që ishte në 3 shkurt.

Tetë rajone në nivel province, përfshi Shangain, raportuan zero infeksione të reja. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore