Fituesi i Çmimit "Nobel" vlerëson lart përpjekjet e Kinës për mposhtjen e koronavirusit

2020-02-18 14:01:27 CRI Komenti juaj Printoni

Robert Merton, një fitues amerikan i Çmimit "Nobel" në Ekonomi, i dërgoi një letër popullit kinez, ku vlerëson lart përpjekjet e Kinës në luftën kundër koronavirusit dhe shpreh optimizmin mbi perspektivën e zhvillimit ekonomik të vendit.

Në letrën e dërguar fundjavën e kaluar, Merton, profesor në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit, e quan Kinën një vend të njohur për kulturën e saj me ndikim, historinë e pasur dhe forcën e qëndresës.

Ai tha se epidemia ka shkaktuar turbullira në tregjet financiare dhe ka provokuar alarmin se ekonomia botërore mund të përballet me një tronditje tjetër të madhe.

Megjithëse ekonomia globale po ndien trysni, Merton tha se çdo njeri është i vetëdijshëm se Kina ka bërë të gjitha përpjekjet për frenimin e shpërthimit të koronavirusit.

Ai shtoi se, qysh nga fillimi i epidemisë, personeli mjekësor kinez ka bërë shumë punë për ta kontrolluar atë, siç e tregojnë masat e gjera të karantinës të Kinës.

Merton shpreh shpresën se dëmet ekonomike të sjella nga epidemia do të përballohen shumë shpejt nga reagimi i vendosur i qeverisë kineze dhe partnerëve të saj globalë.

Ai tha edhe se ekonomia kineze është e aftë për të kapërcyer rreziqet e sfidat dhe se bazat e qëndrueshme të rritjes ekonomike afatgjatë të Kinës nuk kanë ndryshuar.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore