"Alibaba": Më shumë biznese elektronike kanë rifilluar punën

2020-02-18 13:55:53 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një raporti të publikuar prej grupit "Alibaba", më shumë biznese elektronike kanë rifilluar punën në platformën e tregtisë elektronike "Taobao", ndërsa sektori i logjistikës vazhdon të rigjallërohet.

Qysh nga shkurti, mbi 30 mijë njerëz hapën dyqane të reja në "Taobao" në ditë dhe javën e kaluar numri u shtua 20 % në krahasim me javën paraardhëse.

Në provincat Guangdong, Zhejiang dhe Jiangsu raportohen më shumë dyqane të reja.

Të dhënat statistikore nga sektori i logjistikës pranë "Alibaba"-s tregojnë se mbi gjysma e kompanive të dërgesave kanë rifilluar punën.

Në Wuhan, epiqendra e epidemisë së koronavirusit të ri, 400 qendra dërgimi kanë rinisur funksionimin.

Grupi "Alibaba" ka krijuar edhe një fond prej 1 miliard juanësh (afro 140 milionë dollarë amerikanë) në mbështetje të zinxhirit furnizues dhe logjistik. (Wang Lei/ Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore