Xi Jinping: Kina mund të realizojë objektivat e zhvillimit ekonomik e shoqëror

2020-02-18 21:20:05 CRI Komenti juaj Printoni
Të martën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron. Xi falënderoi homologun francez për ngushëllimet e përkrahjen ndaj Kinës në betejën kundër koronavirusit të tipit të ri.

Ai theksoi se tani masat e ndryshme parandaluese e kontrolluese të Kinës kanë dhënë rezultate konkrete. Ndikimi i gjendjes epidemike mbi ekonominë kineze është i përkohshëm, ai shprehu bindjen se nëpërmjet përpjekjeve, këtë vit, Kina mund të realizojë objektivat e zhvillimit ekonomik e shoqëror.

Presidenti Xi shtoi se Kina dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Francën në fushën shëndetësore për të mbrojtur së bashku sigurinë e shëndetit publik rajonal e global.

Nga ana e tij, Macron-i u shpreh se Franca është e gatshme të shtojë ndihmën ndaj Kinës dhe do të luftojë së bashku me të kundër epidemisë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore