2020-02-18 19:18:46 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Konferenca e 56-të e Sigurisë e Mynihut u zhvillua në Gjermani nga 14 deri më 16 shkurt. Për çudi, disa politikanë amerikanë vazhduan të propagandojnë në konferencë "kërcënimet nga Huawei" dhe "kërcënimet nga Kina". Për shembull, në fjalimin e saj, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi u kërkoi vendeve të ndryshme të mos bëjnë kontakte me kompaninë Huawei. "Vendet e ndryshme nuk duhet t'ia dorëzojnë Kinës infrastrukturën e telekomunikacionit," "Duhet të mbrojmë vlerat dhe sistemin tonë," tha ajo. Thëniet e saj të ngritjes së "kërcënimeve nga Huawei" në lartësinë e "vlerave dhe të sistemit" janë krejt të paarsyeshme.
Lidhur me këtë, nëndrejtorja e komisionit të punëve të jashtme të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Fu Ying dha përgjigje në konferencë se pas fillimit të reformës dhe të hapjes me botën e jashtme, Kina ka tërhequr teknologji të ndryshme nga Perëndimi, njëkohësisht ka ruajtur sistemin e vet politik dhe nuk ka marrë asnjë kërcënim nga teknologjia. "Pse teknologjia 5G e Huawei-t mund ta kërcënojë sistemin politik të vendeve perëndimore? A është sistemi demokratik kaq i dobët?" tha Fu Ying.
Më pas, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo nisi të propagandojë "kërcënimet nga Kina". Ai e paralajmëroi Europën që mos të ndjekë Kinën në "drejtimin e gabuar" dhe tha se vlerat perëndimore do ta mposhtin "dëshirën e Kinës për perandori".
Si përgjigje, kryetari i Konferencës së Sigurisë të Mynihut Wolfgang Ischinger u shpreh se kritika e Pompeo-s është e padrejtë ndaj Kinës. Kina vlen të marrë më shumë mirëkuptim e përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare dhe jo dënime. Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha: "Të gjitha dënimet amerikane ndaj Kinës janë gënjeshtra dhe jo fakte. Nëse shndërrohet roli kryesor i këtyre gënjeshtrave në SHBA, atëherë këto gënjeshtra do të bëhen fakte."
Çdokush me sy dallues kupton se as teknologjia e Huawei-t dhe as zhvillimi i Kinës nuk e kërcënojnë ShBA-në. Por disa amerikanë shqetësohen gjithmonë se zhvillimi i Kinës do ta thyejë "ëndrrën amerikane". Ata shfaqin shenja xhelozie ndaj sukseseve të Kinës. (Fani)