Munih: Diplomatja kineze Fu Ying i kundërpërgjigjet menjëherë Pelosit, duke fituar duartrokitje

2020-02-17 15:03:17 CRI Komenti juaj Printoni

Në fjalimin e saj më 14 shkurt, në ditën e parë të Konferencës së Sigurisë të Munihut, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi deklaroi se vendet e ndryshme duhet të shmangin kompaninë teknologjike kineze "Huawei" gjatë ndërtimit të rrjetit 5G. Ajo tha: "Kina po orvatet të eksportojë 'autokracinë digjitale' nëpërmjet gjigantit të saj të telekomunikacionit 'Huawei', duke kërcënuar vendet që nuk e përdorin ende teknologjinë e saj me hakmarrje ekonomike."

Kjo deklaratë u hodh poshtë atypëraty nga diplomatja venerane kineze Fu Ying, zv.kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës: "A mendoni me të vërtetë se sistemi demokratik është aq i dobët, saqë mund të kërcënohet lehtësisht nga vetëm një kompani teknologjike si 'Huawei'?"

Pelosi iu përgjigj: "Nuk duam të imitojmë sistemin e Kinës..."

Sipas njoftimit të mediave amerikane, kur i bëri pyetjen Pelosit, Fu Ying përmendi në radhë të parë vizitën "e suksesshme" të saj në Kinë, si dhe "dialogun konstruktiv" midis dy palëve. Më poshtë, Fu Ying, që ishte zv.ministre e Jashtme e Kinës në atë kohë, e ktheu theksin e fjalës së saj: "Me sa di unë, teknologjia është një nga mjetet e funksionimit të botës. Qysh nga fillimi i Reformës e Hapjes së saj para mbi 40 vjetëve, Kina ka importuar teknologji të llojllojshme perëndimore. 'Microsoft', IBM, 'Amazon' janë shumë aktive në Kinë. Që kur filluam të përdornim 1G, 2G, 3G dhe 4G, të gjitha këto teknologji erdhën nga vendet e zhvilluara perëndimore, por Kina ka ruajtur sistemin e saj politik, një sistem të suksesshëm të drejtuar nga Partia Komuniste e Kinës, pa u kërcënuar nga teknologjia. Përse teknologjia 5G e 'Huawei'-t do të kërcënojë sistemin politik, nëse vendet perëndimore e importojnë? A mendoni me të vërtetë se sistemi demokratik është aq i dobët, saqë mund të kërcënohet lehtësisht nga vetëm një kompani teknologjike si 'Huawei'?"

Mediat amerikane njoftuan se pyetja sfiduese e Fu Ying-ut ngjalli duartrokitje në audiencë.

Në prag të Konferencës së Munihut, gazeta gjermane "Die Welt" njoftoi se partia në fuqi, Unioni Kristiandemokrat, dhe partneri i saj i koalicionit Unioni Kristiansocial, miratuan dokumentin për mosndalimin e pjesëmarrjes së kompanisë kineze "Huawei" në ndërtimin e rrjetit 5G në Gjermani. "Pas Britanisë, edhe Gjermania vendosi të mos ndalojë 'Huawei'-n," komentoi media.

Sipas njoftimit të 14 shkurtit të agjencisë "Bloomberg", Pelosi shprehu po këtë ditë përkrahje ndaj vlerësimit të Trump-it mbi kërcënimet e përdorimit të teknologjisë së "Huawei"-t në ndërtimin e rrjetit 5G në vend. "Ky ishte një momenti i rrallë që dy partitë arritën unanimitet pas luftës së ashpër midis dy partive rreth shkarkimit të presidentit," komentoi "Bloomberg"-u. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore