E ashtuquajtura "shkëputje" po shndërrohet në shaka

2020-02-17 20:56:53 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën pati dy zhvillime në Kinë, mbërritja në Pekin e grupit të përbashkët të specialistëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe rifillimi i udhëtimit të trenit të mallrave Kinë-Europë nga qyteti Zhengzhou i provincës Henan në Azinë Qendrore.

Këto dy zhvillime tregojnë se Kina po forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në parandalimin dhe kontrollin e gjendjes epidemike, njëkohësisht po bën përpjekje për të rifilluar veprimtaritë normale ekonomiko- shoqërore. Këto masa mbrojnë jo vetëm interesat e masave popullore të vendit, por edhe interesa më të gjera globale. Faktet tregojnë se e ashtuquajtura "shkëputje" po bëhet shaka.

Sipas të dhënave të fundit, të dielën, në krahinat kineze përveç provincës Hubei, u shtuan 115 raste të reja të konfirmuara të sëmundjes, numri i rasteve të reja u ul për 13 ditë me radhë. Tani numri i rasteve të konfirmuara jashtë Kinës zë vetëm 1% të rasteve të përgjithshme të sëmundjes. Siç tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, Kina ka bërë sakrificë të madhe për ndalimin e përhapjes së epidemisë duke e ndihmuar botën ta fitojë kohën. Ai tha gjithashtu se për shkak që 99% e rasteve të konfirmuara të sëmundjes janë në Kinë, kjo gjendje mbetet e jashtëzakonshme vetëm në një vend.

Megjithëkëtë, disa media e politikanë perëndimorë bëjnë pa pushim kritika ndaj përpjekjeve kineze në kontrollin e epidemisë, madje predikojnë të shkëputen nga Kina.

Në kohën e sotme të globalizimit, thënia "shkëputje" është joreale dhe qesharake. Rreziqet e shëndetit publik janë sfida e përbashkët e njerëzimit. Në kushtet e gjendjes epidemike, izolizimi nuk mund të mbrojë asnjë vend, përkundrazi përkeqëson gjendjen. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore