Kina merr masa në përkrahje të ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme

2020-02-17 19:11:06 CRI Komenti juaj Printoni

Për të ulur ndikimin negativ të gjendjes epidemike të koronavirusit të tipit të ri mbi ekonominë kineze, Dogana e Përgjithshme e Kinës publikoi të dielën 10 masa në përkrahje të rifillimit të punës nga ndërmarrjet e tregtisë së jashtme dhe në nxitje të rritjes së qëndrueshme të tregtisë së jashtme. Specialistët janë të mendimit se në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, energjia e rritjes së tregtisë së jashtme kineze mbetet e fuqishme.

10 masat e Doganës së Përgjithshme përfshijnë zgjerimin e importit të produkteve bujqësore e të ushqimeve, nxitjen e rifillimit të punës të ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme, thjeshtësimin e formaliteteve të tregtisë së jashtme etj. Zv-drejtori i departamentit studimor të tregut ndërkombëtar pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës Bai Ming u shpreh:

"Doganat kanë detyrë të ndihmojnë ndërmarrjet në zhvillimin e biznesit të import-eksportit. Masat e thjeshtësimit të formaliteteve mund t'u sjellin ndërmarrjeve lehtësi të ndryshme duke ulur kostot tregtare."

Me ndikimin e gjendjes epidemike, disa ndërmarrje të tregtisë së jashtme nuk kanë mundësi t'u dërgojnë në kohë produktet klientëve të huaj dhe hasen me problemin e shkeljes së kontratës. Lidhur me këtë gjendje, Këshilli i Promovimit të Tregtisë Ndërkombëtare i Kinës ka bërë provën për arsyen madhore të gjendjes epidemike të koronavirusit të tipit të ri. Deri më 14 shkurt, ky këshill ka bërë mbi 1600 dëshmi të tilla për ndërmarrje të tregtisë së jashtme, vlera e kontratave arrin në dhjetra miliardë juanë.

Njëkohësisht shumë institucione ndërkombëtare kanë shprehur përkrahjen e tyre ndaj Kinës në kontrollin e gjendjes epidemike. Banka Botërore shprehu bindjen se Kina ka aftësi të marrë nën kontroll epideminë dhe të ruajë qëndrueshmërinë ekonomike. Presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva u shpreh se ky fond përkrah masat kontrolluese të Kinës dhe ka besim të plotë për qëndresën e fortë të ekonomisë kineze. (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore