Legjislatura e lartë e Kinës cakton sesionin e përdymuajshëm

2020-02-17 19:04:44 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti i Përhershëm i Legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP), legjislatura e lartë e Kinës, do të mbajë sesionin e 16-të të përdymuajshëm në 24 shkurt në Pekin.

Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Li Zhanshu kryesoi mbledhjen e kryetarëve të Komitetit të Përhershëm të Legjislaturës së 13-të të AKP-së.

Në takimin e krerëve u ra dakord që në sesionin e ardhshëm të diskutohet një projektvendim për shtyrjen e sesionit të tretë vjetor të legjislaturës së 13-të të AKP-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore