Cui Tiankai: Shkarkimi i dy zyrtarëve të lartë është përgjigje ndaj zërave të popullit

2020-02-15 19:24:14 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten, ambasadori i Kinës në ShBA Cui Tiankai dha një intervistë për drejtuesin e emisionit "Morning Edition" të Radios Publike Kombëtare (NPR) të ShBA-së Steve Inskeep, ku iu përgjigj pyetjeve për gjendjen e epidemisë së koronavirusit të ri në Kinë.

Duke folur për arsyen e shkarkimit të dy zyrtarëve të lartë të provincës Hubei nga detyra, Cui Tiankai tha se ky vendim është një përgjigje ndaj zërave të popullit. Në gjendjen e tanishme të jashtëzakonshme, duhet të zgjidhen drejtues më të aftë.

Cui Tiankai tha se epidemia e koronavirusit të tipit të ri është një sfidë e madhe ndaj Kinës dhe është gjithashtu një sfidë e madhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Kjo sfidë është e jashtëzakonshme dhe masat e ndërmarra nga Kina janë të jashtëzakonshme. Kina po bën të gjitha përpjekjet për ta kontrolluar epideminë, duke ulur ndikimin negativ të sjellë prej saj ndaj ekonomisë e shoqërisë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore