Eksperti i OBSh-së, optimist për kontrollin e epidemisë

2020-02-14 14:05:21 CRI Komenti juaj Printoni

Eksperti i OBSh-së, epidemiologu Robert Steffen, u shpreh që ai është optimist për frenimin e epidemisë, pasi ka parë përpjekjet e mëdha të Kinës në parandalimin dhe kontrollin e saj.

Ai vuri në dukje se publiku nuk duhet të bjerë në panik, por duhet të mbajë vigjilencën për mbrojtjen në jetën e përditshme.

"Në ditët e fundit, kemi parë që rastet e infektimit janë pakësuar. Megjithëse ekzistojnë shumë mundësi, unë jam optimist për kontrollin e epidemisë në një të ardhme të afërt," thotë profesori Robert Steffen.

Ai është i mendimit që përballë kësaj epidemie, Kina, OBSh-ja dhe e gjitha bota kanë më shumë përvojë dhe janë më të përgatitura, dhe kjo është baza e qëndrimit të tij optimist.

"Absolutisht që, në krahasim me SARS-in e vitit 2003, kemi bërë përparim të madh. Siç tha doktor Tedros Adhanom Ghebreyesus, Kina ka dhënë kontribut të madh për kontrollin sa më parë të kësaj epidemie dhe, nëpërmjet bashkëpunimit të shkëlqyer, e gjitha bota ka marrë pjesë në këtë luftë parandaluese. Prandaj, jam shumë optimist," thotë Robert Steffen.

Ai vuri në dukje se ka lloje të shumta koronavirusesh, por shumica e tyre shkaktojnë gripin e zakonshëm dhe nuk sjellin dëm të madh. Njerëzit duhet të bëjnë plane për më të keqen, por historia na tregon që sëmundja nuk shkon gjithmonë deri te më e keqja, theksoi Steffen. Ai u shpreh që e kupton shqetësimin e njerëzve, por nuk duhet të ketë panik dhe nuk ka nevojë përmbrojtje të tepruar.

Gjithashtu, Robert Steffen vuri në dukje që koronavirusi mund të ketë mutacion, por është e domosdoshme që të mbahet një qendrim pozitiv dhe të mos ulet vigjilenca në jetën e përditshme.

Më 11 shkurt, OBSH-ja shpalli që emri zyrtar i pneunomisë së koronavirusit të ri është COVID-19 dhe vaksina e parë ndoshta mund të prodhohet brenda 18 muajsh. Sekretari i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh që gjendja e tanishme nuk do të vazhdojë për një kohë të gjatë. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore